7 Marsi Festa e Mësuesit

Data e Aktivitetit: 
07/03/2018

Me rastin e festës së 7 Marsit në shkollën "Besëlidhja" në bashkëpunim me Koordinatoren e Bashkimit Europian në Bashkinë Mallakastër dhe Zyrën Arsimore u organizua aktiviteti më i rëndësishëm, që beri bashkë mësues të rinj e të vjetër për të promovuar profesionin fisnik të mësuesit. Mësuesit e rinj sollën modelet e tyre të frymëzimit, pra ish-mësuesit që i motivuan drejt këtij misioni dhe profesioni fisnik. Arsyet pse zgjodhën të studiojnë në degën e Mësuesisë u rrëfyen nga mësuesit e rinj aktuale, ndërsa dëshira për të qenë mësues u tregua nga gjimnazistët. Aktivitetit ju shtuan ngjyrat edhe nga performanca artistike. Në këtë ceremoni u shpërndan dhe çertifikata akorduar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë mësuesve që dolën në pension në vitin 2017. Në këtë ditë festive pjesëmarrësit e brezave të ndryshëm u prezantuan me Këndin e BE, shërbimet që ofrohen dhe u ftuan të gjithë në ditët në vazhdim të vizitojnë Këndin e BE pranë Bashkisë Mallakastër.

Gëzuar 7 Marsin të dashur mësues!

Foto nga aktiviteti