Bashkia Mallakastër mirëpret vizitorë të veçantë

Data e Aktivitetit: 
15/02/2017

Bashkia Mallakastër mirëpret vizitorë të veçantë. Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z.Christoph Graf, shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, z.Claus Neukirch si dhe eksperti për çështjet e demokracisë direkte profesor Andreas Gross zhvilluan këtë javë një takim me Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës z.Agron Kapllanaj në ambientet e Bashkisë. Diplomatët u interesuan për ecurinë e reformës administrative-territoriale dhe impaktin që ajo ka pasur ne administrimin e Bashkisë sëre. Gjatë këtij takimi Kryetari i Bashkisë z.Kapllanaj i njohu diplomatet me sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Bashkia këto 18 muaj. Në fjalën e tij ai u bëri me dije diplomateve, se Bashkisë Mallakastër i kanë transferuar disa kompetenca dhe deleguar disa funksione të reja nga qeveria siç janë: shërbimi zjarrfikës, rrugët rurale,kullimi dhe vaditja,shërbimi pyjor si dhe arsimi parashkollor. Më tej z. Kapllanaj ngriti shqetësimin se transferimi dhe delegimi i këtyre funksioneve dhe kompetencave nuk është shoqëruar me bazën e duhur ligjore, ka mungesa të theksuara të fondeve të transferuara si dhe infrastrukture të rrënuar."Qytetarët e Mallakastrës janë braktisur nga qeveria qendrore pasi prej gati dy vitesh ne Mallakaster nuk është financuar asnjë projekt prej saj,por ata kanë dhe do të kenë gjithmonë kujdesin dhe mbështetjen e pushtetit vendor dhe timen personalisht" – u shpreh z.Agron Kapllanaj.

Në fund Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z.Christoph Graf, shefi i Zyrës së Këshillit te Evropës, z.Claus Neukirch dhe kryetari i Bashkisë Mallakastër z. Agron Kapllanaj firmosën një Memorandum Mirëkuptimi, duke u shprehur për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet institucioneve që ata përfaqësojnë në të ardhmen.

Foto nga aktiviteti