Delegacioni i Bashkimit Evropian Vizite Pune ne Bashkinë Mallakastër

Data e Aktivitetit: 
07/06/2018

Sot është një ditë e veçante për Qytetarët e Bashkisë Mallakastër.  Delegacionin e Bashkimit Evropian kryesuar nga Z. Hubert Grandjean  zhvilloi një takim punë në Bashkinë tonë. Kryetari i Bashkisë z. Agron Kapllanaj priti Delegacionin e Bashkimit Evropian në zyrën e tij. Më pas në sallën e re  të Këshillit Bashkiak  u zhvillua konferenca   “Bashkitë për në Evropë”.  Në këtë konferencë  morën pjesë,  qytetarë, anëtarë të Këshillit të Bashkisë,  nxënës, mësues dhe expert të fushave të ndryshme. Pasi u njoh me nivelin e lartë të ndotjes, Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian  z. Grandjean në fjalën e tij shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes që ekziston në Bashkinë tonë. Ai theksoi se Bashkimi Evropian do të monitoroj nga afër situatën e ndotjes.  Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian u shpreh se Bashkimi Evropian do të mbështesë çdo iniciative te Bashkisë e cila u shërben qytetareve. 

Nga  ana e tij Kryetari i Bashkisë Mallakastër z. Agron Kapllanaj pranoi nivelin e lartë të ndotjes në territorin e Bashkisë, duke i kërkuar përfaqësuesit të Delegacionit Evropian të mundësoj një monitorim të nivelit të ndotjes në territorin e Bashkisë Mallakastër.  Gjithsesi ai u shpreh se në jemi ne mbështetje të kompanive që  operojnë pasi aty janë të punësuar mbi njëmijë qytetare.  Por  ne nuk mund të pranojmë që jeta e punonjëseve dhe e qytetareve të vihet në rrezik nga ndotja.  Ne kërkojmë që këto kompani të punojnë ne respektim të standardeve evropiane për sa i përket nivelit të ndotjes dhe sigurisë në punë.

Më tej Kryetari i Bashkisë bëri me dije përfaqësuesin e Delegacionit Evropian z. Grandjean se këto kompani janë nga taksapaguesit me të mëdhenj në buxhetin e Qeverisë Qendrore, por fatkeqësisht zona e Mallakastrës ndodhen nën pushtetin e varfërisë, pasi këto taksa nuk kthehen asnjëherë në shërbim të tyre, përfundoi fjalën e tij Kryetari i Bashkisë.

Falenderojme nxënësit e shkollës “Besëlidhja” dhe Drejtoreshën znj. Etilda Dishaj për kontributin e tyre, gjithashtu falenderojme  ekspertet për kontributin e dhënë në konferencë:  z. Sazan  Guri , Ambjentalist, znj.  Tushe Qalliaj, Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Aranitas,  z. Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i Eco - Albania,  znj. Zela Koka, Shoqata e Fëmijëve me aftësi të Kufizuara.

Pas këtij takimi qytetarët e Mallakastrës nuk do të jenë në harresë, ata do të kenë vëmendjen e Bashkimit Evropian

Foto nga aktiviteti