Dita Botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve!

Data e Aktivitetit: 
19/11/2017

Në kuadër të ditës Botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve 19 Nëntori, Kryetari i Bashkisë Mallakastër z. Agron Kapllanaj priti në zyrën e tij një grup fëmijësh. Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët Kryetari i Bashkisë i siguroi ata se ai dhe stafi i tij do të jenë gardianët e të drejtave dhe lirive të fëmijëve, duke i mbrojtur ata nga çdo formë e dhunës.  Bashkia Mallakastër ka një staf të emëruar dhe trajnuar posaçërisht për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.  Gjithashtu z. Kapllanaj u kërkoi fëmijëve të denoncojnë çdo shfaqje të dhunës te strukturat e Bashkisë duke i garantuar se punonjësit do të marrin të gjitha masat që parashikon Kushtetuta dhe ligjet e Shtetit Shqiptar për parandalimin dhe mbrojtjen nga  dhuna  si dhe garantimin e të  drejtave të individëve,   veçanërisht  fëmijët të cilët janë e ardhmja e vendit.

Foto nga aktiviteti