Gëzuar Ditën e Evropës, 9 Maj 2019

Data e Aktivitetit: 
09/05/2019
Këndi i BE në Bashkinë Mallakastër u është bashkangjitur festimeve rreth botës për të shënuar Ditën e Evropës në Bashkinë Mallakastër me aktivitete të ndryshme . "Të mësuarit përmes lojës" është një nder temat e aktivitetit ku u krye një kombinim midis lojërave dhe mësimit të dizenjuar, konkretisht për fëmijët e moshave shkollore. Qëllimi i këtij aktiviteti është tu ofrohet mundësia fëmijëve ta përjetojnë dhe të mësojnë lidhur me BE-në përmes të gjitha shqisave të tyre . Ky aktivitet u realizua ne bashkëpunim me Shkollën 9-vjeçare "Besëlidhja", Mallakastër. Gëzuar Ditën e Evropës, 9 Maj 2019.

Foto nga aktiviteti