Mbledhja e grupit teknik multi-disiplinar

Data e Aktivitetit: 
08/03/2018

Më datë 08.03.2018 Bashkia Mallakastër organizoi takimin e grupit teknik multi-diplinar duke përfituar nga dita ndërkombëtare e gruas , të pranishëm ishin: Përfaqësuesit e Zyrës Vendore të Punësimit,përfaqësues të Prefekturës, përfaqësues të Zyrës së Drejtorisë Arsimore, përfaqësues të Shëndetit Publik, përfaqësues të Drejtorisë Spitalore, gjithashtu të pranishëm ishin dhe gra nga komuniteti dhe shtresat në nevojë. Në këtë takim i cili u drejtua nga koordinatorja vendore dhunës në familje në Bashkinë Mallakastër , u diskutua për dhunën ndaj grave si një fenomen i përhapur kudo ne territorin tone, u parashtruan probleme dhe diskutime në lidhje me dhunën ndaj grave. U kërkua më shumë bashkëpunim midis institucioneve si një detyrim ligjor mbi të gjitha për zgjidhjen e problemeve të grave të dhunuara për më shumë shërbime ligjore, psikologjike , shërbime të tjera, punësime etj. Në këtë takim nuk munguan as urimet ndaj grave, nënave, motrave dhe vajzave shqiptare. Një urim i shoqëruar me më shumë forcë për të ngritur zërin për liritë dhe të drejtat e tyre. Gëzuar festën grua, ti që lufton çdo ditë me vuajtjet, me dhimbjen, Gëzuar ti që je e vetme, vet burrë vet grua, Gëzuar ti grua e fort, grua e ëmbël, Gëzuar ti që mbart peshën e familjes, peshën e jetës, sepse ke në dorë fatin e botës, sepse ti grua je dhuratë, sepse …..ti dhuron jetë, mos lejo të të dhunojnë, Denonco!

Foto nga aktiviteti