Miratohet buxheti i vitit 2018, më shumë rrugë dhe shërbime

Data e Aktivitetit: 
25/12/2017

Këshilli i Bashkisë Mallakastër miratoi sot Buxhetin për vitin 2018. Ky buxhet është hartuar me kujdes nga stafi i Bashkisë Mallakastër duke u bazuar tek kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e qytetarëve, të shprehura  në zyrat e Bashkisë gjatë vitit 2017. 
Miratimi i këtij buxheti vjen pas zbatimit me sukses të buxhetit të vitit aktual. Transformimi pozitiv i bashkisë sonë tashmë është realitet. Buxheti 2018 do të transformojë qytetin në mënyrë përfundimtare. 
 Do të kryhet rikonstruksion total  në disa lagje të qytetit.
 Gjithashtu do të ketë përmirësim të shërbimeve, si pastrimi gjelbërimi, ndriçimi. Qyteti do të pastrohet me mjete të posaçme të pastrimit, do të rritet cilësia e ndriçimit si dhe do të pajisen me ndriçim disa nga lagjet dhe rrugët të cilat nuk kanë pasur asnjëherë me parë një shërbim te tillë.
 Po kështu zonat rurale do të jenë në vëmendjen e bashkisë për vitin 2018. Do të kryhet riparim dhe rikonstruksion i rrugëve lidhëse të fshatrave, do të hapen rrugët e tokave bujqësore, do të vazhdojnë projektet për vaditjen dhe pastrimin e kanaleve.

Foto nga aktiviteti