Muaji Mars,Muaji i Logopedisë!

Data e Aktivitetit: 
06/03/2018
Sot ishte nje ditë e veçantë me nje aktivitet të veçante të zhvilluar nga koordinatorët e BE në Bashkinë Mallakastër në bashkëpunim me Shoqatën e Logopedistëve Shqiptar me rastin e Ditës Europiane të Logopedisë.Aktiviteti pati sesionin e informimit rreth termit Logopedi ,këndvështrimi i këtyre personave me çregullim në Shqipëri, trajtimi,njofja me qëndrat që ofrojnë shërbime terapeutike në Shqipëri. Sesionin e informimit e ndoqën prindër edukatore , mësues dhe pjesmarës të ndryshëm nga komuniteti. Në kuadër të promovimit edhe të profesionit të logopedistit dhe rëndësinë e veçantë të këtij profesioni sesionet e informimit sot filluan me kopshtet duke pasuar në ditët në vazhdim edhe me qëndrat shëndetsore. Gjatë këtij aktiviteti pjesmarsve ju prezantua edhe projekti "Bashkitë për në Europë"ku u ftuan pranë Bashkisë Mallakastër për të vizituar këndin e BE-se.

Foto nga aktiviteti