Në Ditën Botërore të Sindromës Down

Data e Aktivitetit: 
21/03/2017

"Miqtë e mi, komuniteti im”- Përfitimet nga mjedisi gjithëpërfshirës për fëmijët e të sotmes dhe të rriturit e së nesërmes.

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, e Martë 21 Mars 2017, Bashkia Mallakastër në bashkëpunim me Qendrën Xhonatan organizoi fushatën sensibilizuese për komunitetin në tërësi, për të inkurajuar fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down te thonë: “Miqtë e mi, komuniteti im” dhe për ta bërë vendin dhe botën të flasë për përfitimet e të gjithëve në mjediset gjithëpërfshirëse.

Individët me sindromën Down, në kushte të barabarta me personat e tjerë, duhet ta kenë të mundur t’i gëzojnë të drejtat e plota dhe të barabarta, si fëmijë ashtu dhe si të rritur. Kjo përfshin mundësinë e pjesëmarrjes së plotë në komunitetet e tyre.

Realiteti për shumë prej tyre është i vështirë duke qenë se qëndrimet negative që janë të përhapura jo pak, rezultojnë në pritshmëri të vogla, diskriminim dhe përjashtim, duke krijuar kështu komunitete ku fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down nuk mund të integrohen në mënyrë të suksesshme në grupet e moshatarëve të tyre.

Por aty ku fëmijëve me sindromën Down dhe atyre me nevoja të tjera të veçanta iu jepet mundësia e pjesëmarrjes, të gjithë  përfitojnë dhe aty krijohet mjedisi i shoqërisë, i pranimit, i respektit për tjetrin dhe pritshmëritë e larta.

Jo vetëm kaq, por këto mjedise i përgatisin fëmijët e të sotmes si të rriturit e së nesërmes, duke ua mundësuar kështu të rriturve me sindromën Down jetesën e pavarur, punësimin dhe pjesëmarrje me vetëbesim për t'u përfshirë plotësisht në shoqëri përkrah shokëve dhe moshatarëve të tyre

Vepra "Komuniteti im" u përfundua , shume faleminderit miq qe vendoset dorën tuaj në këtë vepër

#wdsd2017 #miqteemikomunitetiim#bashke

Foto nga aktiviteti