Takim ndërgjegjësues “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje”.

Data e Aktivitetit: 
25/10/2017

Më datën 25  tetor 2017, në bashkinë Mallakastër u  organizua takimi i parë ndërgjegjësues “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje”, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PNUD, me fonde të Qeverisë së Suedisë.

Ky takim u zhvillua në bibliotekën e gjimnazit të qytetit, në shkollën ”Dervish Hekali”, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësuesëve, psikologëve të shkollave dhe përfaqësuesëve të komunitetit.

.Takimi u drejtua nga koordinatorja vendore kundër dhunës në familje në bashkinë Mallakastër Zj. Jonida Llaka.

Zj. Llaka u ndal në fjalën e saj në zbatimin e projektit “Ngritja e mekanizmit të koordinimit dhe

referimit të trajtimit të rasteve të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje ”, në Bashkinë

Mallakastër. Av. Aurela Bozo, eksperte e PNUD  kunder dhunes dhunes ndaj gruas ndau me

pjesëmarrësit mjetet ligjore në Ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në

marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar dhe roli i tij në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit mbi format e dhunës në familje, kuptimin e urdhrave të mbrojtjes, masat e përfshira në urdhrat mbrojtës nga gjykatat, afatet e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes dhe urdhrave të mbrojtjes, shërbimet ekzistuese, ndihmën ekonomike, zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, etj. e bënë takimin mjaft interesant.

Në përfundim të tij, aktiviteti ndërgjegjësues arriti të rrisë nivelin e njohurive të pjesëmarrësve mbi mjetet ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje si edhe mbi shërbimet ekzistuese.

Tre raste në nevojë për ndihmë psikologjike dhe ligjore falas si edhe shërbime të tjera u identifikuan në përfundim të aktivitetit. Koordinatorja vendore në bashkëpunim me Av. Aurela Bozo, eksperte e PNUD  kunder dhunes dhunes ndaj gruas filluan punën për menaxhimin e tyre në bashkëpunim me aktorët e tjerë përgjegjës.

Mesazhi që ju dha pjesëmarrësve ishte:

 

Qytetarë, raportoni rastet e dhunës në familje!

Shërbimet janë pranë jush!

Mekanizmi i Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje është ngritur në bashkinë Mallakastër.

Foto nga aktiviteti