Vizitë studimore për mekanizmin e referimit

Data e Aktivitetit: 
29/03/2018

Ndamë eksperiencën e MR të rasteve të dhunës në familje të ngritur në bashkinë Mallakastër me anëtarët e MR në bashkinë Vlorë dhe mësuam nga eksperienca e tyre.

 

Bashkia Mallakastër organizoi në datën 29 Mars 2018 një vizitë studimore në bashkinë Vlorë, me qëllim ndarjen e eksperiencës midis anëtarëve të Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare (MR)  në Bashkitë Vlorë dhe Mallakastër, arritjet dhe sfidat.

 

Anëtarë të MR në bashkinë Mallakastër, Shefi i Zyrës së Shërbimeve Sociale pranë bashkisë Mallakastër, Shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër, koordinatorja vendore kundër dhunës në familje, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Fier, një nga prokuroret pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, përfaqësues të Drejtorisë së Shëndetit Publik Mallakastër, Spitalit Ballsh, Zyrës Arsimore Mallakastër, avokatja e projektit, psikologja pranë bashkisë Mallakastër dhe punonjës të tjerë pranë kësaj bashkisë ndanë arritjet dhe sfidat me anëtarë të MR në bashkinë Vlorë, koordinatoren vendore kundër dhunës në familje pranë kësaj bashkie, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, drejtoreshën e Shtëpisë së Foshnjës Vlorë, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Vlorë, drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Psiko Sociale “Vatra”, psikologë dhe avokatë pranë kësaj qendre, drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Aulona, etj.

 

Buxhetimi i adresimit të çështjeve të dhunës në familje nga vetë bashkitë, modeli i parandalimit të dhunës në familje përmes një skuadre të vogël multidisiplinare në nivel njësie administrative, premtimi nga Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Psiko Sociale “Vatra” për akomodimin për 72 orë dhe shërbime për viktimat e dhunës në familje në nevojë urgjente, të identifikuara në bashkinë Mallakastër , pjesëmarrja aktive e një punonjësi të Qendrës Psiko Sociale “Vatra” në mbledhjet e ekipit teknik të MR në bashkinë Mallakastër për vitin 2018, menaxhimi nga MR në bashkinë Vlorë i rasteve të dhunuesve me probleme të shëndetit mendor ishin disa nga çështjet që u diskutuan në këtë aktivitet.

 

Aktiviteti u organizua në kuadrin e projektit “Ngritja e mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të trajtimit të rasteve të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje ”, i cili po zbatohet nga Bashkia Mallakastër,me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PNUD dhe fondet e Qeverisë Suedeze.

Foto nga aktiviteti