Data e Aktivitetit:
31/10/2019
Në datë 31.10.19 në sallën e mbledhjeve të bashkisë Mallakastër u zhvillua dëgjese publike me tatimpaguesit e mëdhenj. Të pranishëm në këtë dëgjesë ishin z. Qerim Ismailaj Kryetar i bashkisë Mallakastër, znj Mbarime Isufaj Kryetare e Këshillit Bashkiak, z. Përparim Meta znj. Blerta Shehaj anëtare te këshillit bashkiak, përfaqësues të subjekteve tatim pagues të mëdhenj. Në këtë dëgjese u diskutua për projekt buxhetin e vitit 2020, nivelin e tarifave të pastrimit dhe të ndotjes.




