Data e Aktivitetit:
21/02/2022
Këshilli i Bashkisë Mallakastër ka publikuar një sondazh online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2023 – 2025, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga to.
https://docs.google.com/forms/d/1j2OnnDk9hi-x4CxgWlio7U9o_EVDjGPi0X7nfYuROgE/edit