Sondazhi online për mbledhjen e rekomandimeve të komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 - 2024

Data e Aktivitetit: 
09/04/2021

Këshilli i Bashkisë Mallakaster, ka publikuar një sondazh online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia. Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t'i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga to.

https://forms.gle/5dv3nuBZjvr51uBJA

Foto nga aktiviteti