Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës

16 Maj 2018

 NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE

                                                                                   

SHPALLJE    PËR  LËVIZJE       PARALELE, PËR  NGRITJE  NË  DETYRË DHE  PËR PRANIM  NGA  JASHTË    NË  SHËRBIM  CIVIL, PËR  KATEGORINË  E      MESME

DREJTUESE

(Drejtor  drejtorie)

Niveli i kërkuar i diplomes

MASTER  SHKENCOR

 

Në zbatim të nenit  26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Mallakastër shpall procedurat e lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë  dhe pranim nga jashte ne sherbim civil për pozicionin:

 

 

  1(një) Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe shërbimeve  publike  Kategoria e pagës II-b.

 

 

 

* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë   si edhe pranim nga jashtë në shërbimit civil.

 

 

 

 

Për të dyja  procedurat ( ngritje dhe pranim) aplikohet në të njëjtën kohë.

 

Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele eshte    28.05.2018.

 

Data e dorëzimit të dokumentave për ngritje në detyrë eshte   04.06.2018

 

Data e dorëzimit të dokumentave për PRANIM NE SHERBIM CIVIL eshte  04.06.2018

 

 

Përshkrim  i  përgjithshëm  i   punës:

 

  identifikimin,  analizimin  dhe  hartimin  e  politikave  duke  siguruar  përcaktimin  e  qartë  të prioriteteve për investimet në infrastrukturë, shërbime publike, strehimi, shërbimin social dhe arsim; duke synuar që nëpërmjet zbatimit të tyre të sigurohet rritja e cilësisë së kushteve të qytetarëve;

  zhvillimi dhe menaxhimi i politikave dhe planifikimit për sektorët e shërbimeve, transportit,

 

mbetjeve etj;

 

  organizimi dhe bashkërendimi i veprimtarive me strukturat e tjera për zbatimin e politikave të zhvillimit e të planifikimit të Bashkisë, për realizimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve dhe investimeve;

  sigurimi i zhvillimit dhe përmirësimit te vazhdueshëm të procedurave për të ofruar cilësi të lartë

 

të shërbimit ndaj qytetarëve dhe zgjidhje të shpejtë te kërkesave për shërbime apo informacione;

 

  kryerja  e  studime  dhe  propozimi  i  reformave  që  sigurojnë  përmirësimin  e  infrastrukturës, cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe zgjerimin e rrjetit të këtyre shërbimeve në territorin e Bashkisë;

   përgatit planin e veprimit në bazë të vlerësimit të prioriteteve;

 

  përgatit preventiva per ndarjen e fondeve të objekteve për ndërtim, montim, mbikqyrje dhe kolaudim përpara fillimit të procedurave të prokurimit;

  propozon  dhe  justifikon  ndryshime  të  kërkuara  në  planin  e  investimeve  apo  që  lindin  si

 

domosdoshmëri gjatë vitit bazuar në prioritetet dhe nevojat e dala;

 

  merr pjesë dhe paraqet propozime gjatë hartimit të projekteve konkrete për përmirësimin e procedurës së planifikimit të shërbimeve të infrastrukturës, menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve, strehimit dhe shërbimit social, transportit dhe shërbimeve të ofruara nga sektori i qendres sociale/kulturore ;

  realizon projekte të shërbimeve publike, infrastrukturës rrugore, arsimit, strehimit dhe shërbimit

 

social me cilësi dhe në përputhje me dokumentat strategjike të Bashkisë duke siguruar zgjidhje afatgjatë.

 

       evidenton  gjëndjen e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, në bazë të inspektimeve në terren, ankesave të qytetarëve, institucioneve të ndryshme publike apo private dhe Njësive Adminitstrative

  kontrolli, vlerësimi dhe miratimi i të gjitha detyrave të projektimit, projekteve dhe preventivave

 

të  infrastrukturës  të  përgatitura  nga  drejtoria  e  planifikimit  dhe  zzhvillimit  te  territorit, operatorë të kontraktuar   apo Njësitë Administrative në përputhje me manualet teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit  dhe të analizave  teknike  të tyre , sipas  legjislacionit në fuqi,  për projektet  e financuara nga Bashkia  nëpërmjet  buxhetit  të  saj apo të shtetit;

  pjesëmarrje  në  diskutimet  dhe  grupet  e  punës  për  hartimin  e  strategjive  për  zhvillimin  e

 

shërbimeve në fushën e infrastrukturës;

 

  shqyrton kërkesat dhe ankesat e banorëve dhe subjekteve për sherbimet publike në komunitet.

 

  informon dhe raporton rregullisht mbi sherbimet publike Kryetarin e Bashkise;

 

  kryen studime dhe merr pjese ne hartimin e projekt-planit vjetor per zgjerimin e sherbimeve publike ne teritorin nen juridiksionin e Bashkise;

  mban dokumentacionin dhe korespondencen me shoqerite e transportit te udhetareve me autobuz

 

, cakton dhe kontrollon orarin e levizjes se autobuzave sipas nevojave te komunitetit si dhe cakton sheshin e qendrimit te  mjeteve per transortin e udhetareve;

  parashikion  sistematikisht  nevojat  per  meremetime  dhe  investime  ne  fushen  e  sherbimeve

 

publike, duke perfshire fondet per bazen materiale dhe fuqine punetore te nevojshme te parashikuara ne buxhet ;

  pergatit preventivat perkates per sherbime te ndryshme.

  ndjek procesin e rikthimit ne gjendjen e meparshme te rrugeve, trotuareve, kanalizimeve te ujrave te bardha dhe ujrave te zeza ne nderhyrje te mundshme ose ne rastet e investimeve.

  ne bashkepunin me drejtorine e planifikimit dhe zhvillimit të territorit harton projekte te thjeshta

dhe preventiva per rikonstruksione rrugesh,trotuaresh,kanalesh te ujrave te bardha dhe te zeza, pusetave te ndryshme dhe godinash ne juridiksionin e Bashkise Mallakastër.

  kontrollon realizimin e volumeve te punes per cdo sherbim apo punë   publike që kryhet nga

 

kontraktor të mundshëm dhe pranon situacionet mujore te firmave sipermarrese.

 

 

 

I –LEVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

 

Kushtet   minimale  që  duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

 

    Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon II-b

    Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.

 

Kandidatët  duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

   Të zotëroj   Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor   / Master   Shkencor sipas  legjislacionit të  arsimit  të lartë  në  shkenca  ”Inxhinierike”  ”Inxhinieri Ndertimi/  E Burimeve Natyrore/ Inxhinieri Gjeoburime/Hidro ” Master Shkencor  ne Drejtësi ”. Si   diploma    Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet  të  jenë  të  njohura  paraprakisht  pranë  institucionit  përgjegjës  për  njehsimin  e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

    Pervoja në     pune   pesë vite

    Njohja  e gjuhes së huaj Anglisht  ose ndonjë gjuhë tjetër  .

    Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi

    Njohje  të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

 

 

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi   në   Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të

Bashkisë Mallakastër, brenda datës 28.05.2018 dokumentat si më poshtë :

 

1.   Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)

2.   Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)

3.   Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.

4.   Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit

5.   Aktin e statusit Nëpunësit Civil i konfirmuar

6.   Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka

7.   Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit

8.   Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi

9.   Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria

10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë

11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

 

Në datën 31.05.2018  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër do të shpallë listën e   paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të  Publikut.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Kandidatet te cilet rezultojne te pakualifikuar brenda 3 (tre) diteve nga data e njoftimit individual mund te paraqesin ankese me shkrim ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore deri me date ne 04.06.2018. Ankesat zgjidhen Brenda pese diteve kalendarike nga data e paraqitjes se tyre pra me date 11.06.2018

 

4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

 

   Njohuritë,  aftësitë,  kompetencën  në  lidhje  me  përshkrimin  përgjithsues  të  punës  për pozicionin.

   Eksperiencën e tyre të mëparshme.

   Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

   Kushtetuta  e Republikës së Shqipërisë

    Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative

   Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrativ

   ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar

   Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  I ndryshuar .

   Ligjin nr.139  datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”

   Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.

   Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

 

 

 

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a-  Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b-  Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c-  Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

 

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia do të shpallë fituesin në:

 

   Faqen Zyrtare të Bashkisë;

   Shërbimin Kombëtar të Punësimit ;

   Stendën e informimit të publikut:

 

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

II –NGRITJA NË   DETYRË  PËR KATEGORINË E ULËT  DREJTUESE

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë .

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

   Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

   Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

   Të ketë të paktën vlerësimin e fundit Mirë” ose “Shumë mirë”;

   Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

   Të zotëroj   Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor   / Master   Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë    në shkenca  sipas legjislacionit të arsimit të lartë    në shkenca    ”Inxhinierike” ”Inxhinieri Ndertimi/ E Burimeve Natyrore/ Inxhinieri Gjeoburime/Hidro ,Diplomë Bachelor,Master Shkencor Drejtësietj” ”. Si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

 

   Pervoja në pune pesë vite

   Njohja  e gjuhes së huaj Anglisht  ose ndonjë gjuhë tjetër  .

   Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi

   Njohje  të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

 

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Mallakastër ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Mallakastër brenda datës  04.06.2018 dokumentat si më poshtë :

1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)

2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)

3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar

4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara

5. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit

6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka

7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.

8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi

 

9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore

10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë

11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat

 

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Duke filluar nga data 18.06.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet  për ngritje në detyrë  për kategorinë e mesme drejtuese,  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

 

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Brenda 5 diteve kalendarike nga data qe kane marre njoftimin kandidatet te cilet nuk jane kualifikuar kane te drejte te paraqesin ankese ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore deri me date 25.06.2018. Ankusi merr pergjigje Brenda 5 diteve kalendarike   nga data e depozitimit te ankeses pra ne date 02.07.2018

4. Kandidatët do të testohen me shkrim   në lidhje me:

 

   Kushtetuten  e Republikës së Shqipërisë

    Ligji 44/2015Kodi I Procedurave Administrative

   ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar

   Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  I ndryshuar .

   Ligjin nr.139  datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”

   Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.

   Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

 

 

 

4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

   Njohuritë,  aftësitë,  kompetencën  në  lidhje  me  përshkrimin  e  përgjithshëm  të  punës  për pozicionin.

   Eksperiencën e tyre të mëparshme.

   Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

a-  Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b-  Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c-  Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura

me fushën, deri në 20 pikë.

 

 

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes  paralele,  ngritjes  në  detyrë  për  kategorinë  e  mesme  dhe  të  ulët  drejtuese  dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mallakastër do të shpallë fituesin në

 

   Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit;

   Faqjen Zyrtare të Bashkisë ;

   Stendën e informimit të publikut;

 

III –PRANIM NE SHERBIM CIVIL

 

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashte ne sherbim civil,ne kategorine e mesme drejtuese.

 

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit ne sherbim civil janë:

 

   Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

   Të zotëroj   Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor   / Master   Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë     në shkenca ”Inxhinierike”   ”Inxhinieri Ndertimi/ E Burimeve Natyrore/ Inxhinieri Gjeoburime/Hidro ,Diplomë ,Master Shkencor Drejtësi etj”   ”. Si   diploma    Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

 

 

 

 

   Pervoja në  pune  pesë  vite

   Njohja  e gjuhes së huaj Anglisht  ose ndonjë gjuhë tjetër  .

   Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi

   Njohje  të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

 

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Mallakastër ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Mallakastër brenda datës  04.06.2018 dokumentat si më poshtë :

 

1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)

2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)

3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara

4. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit

5. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka

6. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.

7. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi

8. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore

9. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë

10. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat

 

3-Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 18.06.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet   për Kategorinë e mesme    Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Brenda 5 diteve kalendarike nga data qe kane marre njoftimin kandidatet te cilet nuk jane kualifikuar kane te drejte te paraqesin ankese ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore deri me date 25.06.2018. Ankusi merr pergjigje Brenda 5 diteve kalendarike   nga data e depozitimit te ankeses pra ne date 02.07.2018

 

4. Kandidatët do të testohen me shkrim  në lidhje me:

 

Kushtetuta  e Republikës së Shqipërisë

 Ligji 44/2015Kodi I Procedurave Administrative

 ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar

  Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  I ndryshuar

 Ligjin nr.139  datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”

Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.

 Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

 

4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

   Njohuritë,  aftësitë,  kompetencën  në  lidhje  me  përshkrimin  e  përgjithshëm  të  punës  për pozicionin.

 Eksperiencën e tyre të mëparshme.

 Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

d-  Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

e-  Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

f-   Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura

me fushën, deri në 15 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

 

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mallakastër do të shpallë fituesin në

 

   Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit;

    Faqjen Zyrtare të Bashkisë;

    Stendën e informimit të publikut;

 

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem na kontaktoni ne adresën e e-mail:

           mshehaj@bashkiamallakaster.gov.al

 

NJËSIA PERGJEGJËSE E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE

Marjola Shehaj