Drejtoria Juridike dhe Marrëdhënieve me Publikun siguron përputhshmërinë e politikave të ndjekura nga Bashkia Mallakastër në fushat ku kjo e fundit ushtron funksionet dhe veprimtarinë e saj, me kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë.
Në bazë të strukturës së miratuar nga Kryetari I Bashkisë Mallakastër, kjo drejtori ka këtë përbërje :
I. Drejtori Juridik mbështet dhe siguron asistencë ligjore dhe juridike mbi çështjet që kërkohen për t’u trajtuar,në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave të të gjitha strukturave të Bashkisë.
II. Sektori Juridik mbështet dhe siguron asistence ligjore për çështjet qe trajtohen ne ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave te të gjithë strukturave te Bashkisë për te siguruar nje qeverisje te efektshme efikase sa me afër qytetareve. Ky Sektor ka në përbërjen e vet :
- Përgjegjës të Sektorit Juridik
- Specialist Zyre
- Specialist Jurist
- Specialist për Marrëdhëniet me Publikun
III. Sektori I Burimeve Njerëzore, Arkivës, Protokollit, IT., bën të mundur miradministrimin e burimeve njerëzore , dokumentimin e performancës dhe vlerësimit te punës se çdo punëmarrësi , për mbështetjen me te gjitha llojet e shërbimeve strukturat e tjera te Bashkisë, me qellim garantimin e kushteve optimale te punës . Ky sektor ka në përbërje :
- Përgjegjës të Sektorit të Burimeve Njerëzore, Arkivës, Protokollit, IT;
- Specialist arkive;
- Specialist protokolli;
- Specialist i emergjencave civile;
- Specialist IT;
- Specialist i burimeve njerëzore.
IV. Sektori i Statistikave dhe Gjendjes Civile ka për detyrë të rregulloje mënyrën e marrjes , organizimit, shpërndarjes, te statistikave zyrtare për territorin e Bashkisë Mallakastër si dhe mbledh, përpunon , informacione për situatën ekonomike, demografike, sociale, mjedisore dhe i përcjellë ato ne Autoritetet Eprore Statistikore. Ky sektor ka në përbërje :
- Përgjegjës te Sektorit të Statistikave dhe Gjendjes Civile;
- Specialist.