Drejtoria e Mjedisit

  1. Sektori I Menaxhimit te Pyjeve dhe Mjedisit.
  • Misioni:
  1. Ka per qellim administrimin, qeverisjen dhe kontrollin e fondit pyjor, kullotave, mjedisit natyrore, te flores dhe te faunes se eger, bimeve mjekesore e te burimeve te tjera pyjore e jo pyjore .
  2. Ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

 

  1. Sektori I Mbrojtjes se Konsumatorit dhe Sherbimit Veterinar
  • Misioni:
  1. Mbrojtja e interesave të konsumatorëve në treg, si dhe përcaktimi i rregullave dhe ngritja e institucioneve përkatëse për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve.
  2. Të mbrojë shëndetin publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët, si dhe nga lëndët mbetëse të dëmshme, të cilat gjenden në produktet për konsum publik.

 

  1. Sektori I Menaxhimit dhe Mbrojtjes se Tokes Bujqesore
  • Misioni:
  1. Mban dhe ruan, me inventarizim, dokumentacionin kadastral ekzistues, që ka për objekt kategoritë e resurseve në juridiksion të saj.

 

  1. Inspektoriati Pyjor Bashkiak
  • Misioni:
  1. Inspektoriati ka per detyre mbrojtjen e pyjeve, kullotat, florën e faunën e egër, veprimtarinë e gjuetisë dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në fondin pyjor vendor, nga subjektet private e publike, juridike e fizike.