RREGULLORE E BRENDSHME E FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK

Kjo rregullore përcakton rregullat e organizimit dhe funksionimit të brendshëm të Këshillit Bashkiak Mallakastër (në vijim Këshilli), procedurën e miratimit të vendimeve të Këshillit, të veprimtarisë vendimarrëse, përfaqësuese dhe mbikqyrëse të Këshillit, monitorimin e procesit të zbatimit të vendimeve të Këshillit, si dhe marredhëniet e Këshillit me Kryetarin dhe administratën e Bashkisë,me institucionet agjencitë qeveritare qendrore dhe rajonale, komunitetin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, si dhe strukturat komunitare, përgjatë ushtrimit të funksioneve dhe realizimin e detyrave të dhëna me ligj dhe ato për të cilat Këshilli ka diskrecion ligjor (1), si dhe rregullat për interpretimin dhe ndryshimin e Rregullores. (1) Ligji nr. 139/2015, neni 8/1.