Sot është një ditë e veçante për Qytetarët e Bashkisë Mallakastër. Delegacionin e Bashkimit Evropian kryesuar nga Z. Hubert Grandjean zhvilloi një takim punë në Bashkinë tonë. Kryetari i Bashkisë z. Agron Kapllanaj priti Delegacionin e Bashkimit Evropian në zyrën e tij. Më pas në sallën e re të Këshillit Bashkiak u zhvillua konferenca “Bashkitë për në Evropë”. Në këtë konferencë morën pjesë, qytetarë, anëtarë të Këshillit të Bashkisë, nxënës, mësues dhe expert të fushave të ndryshme. Pasi u njoh me nivelin e lartë të ndotjes, Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian z. Grandjean në fjalën e tij shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes që ekziston në Bashkinë tonë. Ai theksoi se Bashkimi Evropian do të monitoroj nga afër situatën e ndotjes. Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian u shpreh se Bashkimi Evropian do të mbështesë çdo iniciative te Bashkisë e cila u shërben qytetareve.
Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë Mallakastër z. Agron Kapllanaj pranoi nivelin e lartë të ndotjes në territorin e Bashkisë, duke i kërkuar përfaqësuesit të Delegacionit Evropian të mundësoj një monitorim të nivelit të ndotjes në territorin e Bashkisë Mallakastër. Gjithsesi ai u shpreh se në jemi ne mbështetje të kompanive që operojnë pasi aty janë të punësuar mbi njëmijë qytetare. Por ne nuk mund të pranojmë që jeta e punonjëseve dhe e qytetareve të vihet në rrezik nga ndotja. Ne kërkojmë që këto kompani të punojnë ne respektim të standardeve evropiane për sa i përket nivelit të ndotjes dhe sigurisë në punë.
Më tej Kryetari i Bashkisë bëri me dije përfaqësuesin e Delegacionit Evropian z. Grandjean se këto kompani janë nga taksapaguesit me të mëdhenj në buxhetin e Qeverisë Qendrore, por fatkeqësisht zona e Mallakastrës ndodhen nën pushtetin e varfërisë, pasi këto taksa nuk kthehen asnjëherë në shërbim të tyre, përfundoi fjalën e tij Kryetari i Bashkisë.
Falenderojme nxënësit e shkollës “Besëlidhja” dhe Drejtoreshën znj. Etilda Dishaj për kontributin e tyre, gjithashtu falenderojme ekspertet për kontributin e dhënë në konferencë: z. Sazan Guri , Ambjentalist, znj. Tushe Qalliaj, Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Aranitas, z. Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i Eco - Albania, znj. Zela Koka, Shoqata e Fëmijëve me aftësi të Kufizuara.
Pas këtij takimi qytetarët e Mallakastrës nuk do të jenë në harresë, ata do të kenë vëmendjen e Bashkimit Evropian























