Forumi Qytetar për Sigurinë Publike

Data e Aktivitetit: 
28/06/2018

Ngritja e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike në Bashkinë Mallakastër, u pasua me takimin “Forumi Qytetar për Sigurinë Publike”. Në këtë takim merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë Mallakastër z.Kapllanaj, Shefi Komisariatit Policisë Mallakastër z.Leli, përfaqësues i Drejtorisë Rajonale Policisë Fier z.Shehu, Kryetari Këshillit Bashkiak Mallakastër z. Skënderaj, anëtarë të Keshillit Bashkiak, drejtues Institucionesh Qendrore si dhe Kryetarët e Fshatrave.Qëllimi i këtij takimi ishte një bashkëpunim dhe bashkëveprim me efikas i tre komponentëve: Pushtet Lokal, Polici e Shtetit dhe komuniteti. Mbas nje sërë diskutimesh mbi problematikat që ka aktualisht komuniteti mallakastriot të gjithë shprehën gadishmërinë për tu bërë pjesë e këtij bashkëpunimi me qellim sensibilizimin dhe parandalimin e veprave të ndryshme penale.

Foto nga aktiviteti