Suzana Malaj
Partia Demokratike
Emër-mbiemër: Suzana Malaj
Datëlindja: 28 janar 1970
Vendlindja: Ballsh ,Fier
Adresa: Ballsh,Fier
ARSIMIMI
- Në vitin 1999, kam mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi në Universitetin’’Eqerem Çabej’’,Gjirokastër
- Më pas ,në vitin 2012, përfundova me kohë të plotë ‘’Masterin profesional’’për mësuesi, në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës,Fakulteti i Historisë dhe
Filologjisë
KUALIFIKIMET
- Në vitin 1996, shkalla e tretë e kualifikimit
- Në vitin 2001, shkalla e dytë e kualifikimit
- Në vitin 2011,shkalla e parë e kualifikimit me vlerësimin ‘’Shumë mirë’
EKSPERIENCAT E PUNËS
- Prej 33 vitesh, ushtroj profesionin e arsimtares së lëndës Gjuhë- Letërsi
- Nga viti 2001- 2023, ushtroj profesionin e mësueses në shkollën e mesme “Dervish Hekali”
KUALIFIKIME TË TJERA
- Prill 2005, kam fituar çertifikatë pjesëmarrjeje në trajnimin me tematikë: “Njohuri bazë mbi trajnimin e trajnerëve”
- Metodologjitë ndërvepruese në klasë,organizuar nga DAR,QTKA dhe ‘Save the Children’
- Kam qenë mentore për të zhvilluar trajnimet për metodat ndërvepruese
- Çerifikatë vlerësimi nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit
- Kam ndjekur të gjitha trajnimet, që mbulojnë fushën time profesionale
- Kam botuar 4 vëllime poetike me ISBN, të vlerësuara nga poetët më në zë të poezisë shqiptare bashkëkohore, për stilin modern e postmodern
- Përzgjidhem në 10 poetët më të mirë nga bota, pjesëmarrës në konkursin e zhvilluar në Itali nga ”Libreria Editrice Urso’’ dhe falë përzgjedhjes më botohet një vëllim poetik në Itali, “Da dove vengo e dove vado’’
- Parathënia e librit u realizua nga presidente decimal edizione’’Libri di-versi in diversi libri’’
- Për botimet e tjera këtu në Shqipëri arritja më e madhe është botimi i një cikli poetik tek gazeta ‘’Mapo’’ , plus botime në dhjetra portale,në Shqipëri e Kosovë, por edhe në shtypin e shkruar, si psh. revista letrare , ‘Obelisk’ ,etj
HOBET E MIA
- Përvec hobeve personale, sic është letërsia, kam pasion edhe politikën, të cilën e shoh si mjetin e vetëm për të ndryshuar gjërat për mirë e jo si qëllim në vetvete.Kam bindje të djathta e gjithnjë kam menduar se vendit tonë i kanë munguar historikisht politikat e djathta
- Si këshilltare, në gjithë veprimtarinë time 4-vjecare ,do të udhëhiqem nga interesi më i lartë i qytetarëve, që shkon krah për krah me të mirën publike
Suzana Malaj 06 .06. 2023
Ballsh